Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të suksesshme të momentit, por prej disa kohësh ajo është bërë pjesë edhe e muzikës.

Kohët e fundit Luana ka sjellë disa bashkëpunime shumë të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare duke gjeneruar shumë klikime.

‘Panorama plus’ bën të ditur se bashkëpunimet e Luanës me këta këngëtarë profesionistë janë strategji e të dashurit të saj, menaxherit Krenar Çocaj për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës.

Që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të marrë  për një natë mesatarisht tek 5 mijë euro.

Luana-Krenari.jpg