Marrëdhënia 3-vjeçare e tyre përfundoi kur u shfaqën fotografitë e Kristen Stewart me producentin e ‘Snow White And The Huntsman’, Rupert Sanders.

Por vetëm muajt e fundit është përfolur për një rikthim të çiftit të famshëm të aktorëve Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Së fundi aktorët janë parë së bashku mbrëmjen e së shtunës në Chateau Marmont.

Të pranishëm në një festë për Lily-Rose Depp, ata u panë jashtë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

27-vjeçarja ishte e veshur e gjitha me të zeza dhe duket sikur po pi duhan. Ndërsa Robert mban një kapele të zezë, i veshur me xhaketë e xhinsa.

Yjet e Twilight u raportua në prill se janë parë disa herë bashkë. Sipas burimeve ata po përpiqen që ti marrin gjërat shtruar por ndjejnë akoma për njëri-tjetrin.

Kristen është në një lidhje edhe me ëngjëllin e Victoria’s Secret, Stella Maxwel.

Ato duket se kanë një marrëdhënie të mirë por hera e fundit që janë parë bashkë është muajin e kaluar pas shfaqjes së modës Moschino.

“Kristen është duke shpresuar që Robert të jetë serioz kur thotë se e ka falur,”-tha burimi, duke iu referuar tradhëtisë që aktorja i bëri Robert me producentin Rupert Sand.

Deri në fund të vitit të kaluar, Robert ishte i fejuar me këngëtaren angleze FKA Twigs. Por nuk dihet se përse çifti i dha fund.

Kristen dhe Robert u takuan për herë të parë në setin e Twilight në vitin 2008 dhe filluan të takoheshin pak kohë më pas.

Ata ishin një nga çiftet më të dashura të Hollyëood derisa i dhanë fund në vitin 2013, pas skandalit të tradhëtisë së Kristen me Rupert.