Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku raportohet për dy persona të plagosur. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji.

Mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasin R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me  mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J., si dhe është përplasur lehtë autobuzi me targa AA081TR me drejtues shtetasin  G.B.,

Si pasojë e përplasjes  janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi s’ka asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Elbasani News