Largohet Elon Musk, Tesla zbulon se kush do të marrë postin e kryetarit
Largohet Elon Musk, Tesla zbulon se kush do të marrë postin e kryetarit

Tesla ka emëruar një kryetar të ri në kompani pasi Elon Musk është detyruar të heqë dorë nga ‘karrigia’.

Robyn Denholm, shefja e financiare e firmës australiane Telstra, do jetë kryetare e kompanisë së makinave elektrike, ndërsa Musk do mbetet shefi ekzekutiv.

Musk ra dakord që të dorëzonte postin si kryetar muajin e kaluar për të zgjidhur akuzat për mashtrime nga rregullatorët financiarë amerikanë.

Marrëveshja kërkon që Tesla të instalojë një kryetar të ri të pavarur.

Kompania kaloi muaj të vështirë, pas komenteve të Musk në mediat sociale se kishte “financim të siguruar” për një marrëveshje për ta bërë Teslan private.

Aksionet e kompanisë u rritën pas komenteve të tij, por javë më vonë biznesmeni u tërhoq nga plani, duke fajësuar reagimet nga aksionerët.

Autoritetet amerikane paditën sipërmarrësin për investitorë mashtrues dhe ai e Tesla u gjobitën me 20 milionë dollarë.

Musk është gjithashtu i detyruar të heqë dorë nga roli i tij si kryetar për tre vjet.

/Ora News.tv