Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe rivali i tij, Jeremy Corbyn do të përballen sot në duelin e fundit televiziv, pikë kulminante e një dite të shënuar nga sulmet e ndërsjella mbi Brexit, të paktën një javë nga zgjedhjet legjislative.

Ky duel i dytë dhe përballja e fundit në BBC është organizuar, ndërkohë që drejtuesi konservator është akuzuar se po kërkon të shmangë çështje të vështira, pasi ka refuzuar, ndryshe nga drejtuesit e tjerë të partive, të intervistohet nga një prezantues mjaft i njohur në emisionet televiziv publike.

Boris Johnson mbetet në krye të sondazheve duke kryesuar me dhjetëra pikë për zgjedhjet e 12 dhjetorit, thirrur për të nxjerrë vendin nga bllokimi politik që ka pasuar referendumi për Brexit në vitin 2016.

Por ai mbetet një drejtues shkatërrues në një vend që vazhdon të jetë shumë i ndarë për Brexit.

Përballë tij, Jeremy Corbyn nuk ka reshtur së bëri një fushatë shumë të majtë duke premtuar shtetëzim dhe investime në shërbimet publike, për të kthyer faqen e një dekade masash shtrënguese nën drejtimin e konservatorëve