Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi sonte ndeshjen e rradhes me perfaqesuesen e Andorras ne kuader te ndeshjeve eleminatore te Euro 2020 ndeshje e cila perfundoi ne barazim me rezultatin 2-2.Per Shqipërine shenoi  Balaj dhe Manaj.

Pavarsisht lojes se mire te bere nga futbollistet shqiptare ne fushen e Elbasan  Arena atmosfera e tifozeve ishte e vaket pasi shkallet e stadiumit ishin thuajse bosh.
Sipas Federates Shqiptare te Futbollit per kete ndeshje u shiten rreth 4000 bileta nderkohe qe Elbasan Arena ka nje kapacitet prej afro 12 000 stolash.
Nje nder arsyet per interesin e paket te tifozeve eshte “fama” e skuadres kundershtare e cila eshte pak e njohur ne kete sport dhe nuk gezon nivelin dhe emrat e njohur te futbollisteve te  kombetareve se paku Europiane per te cilat vetem emri eshte nje ftese per te shkuar ne stadium sic pritet te ndodhe me kombetaren Franceze te futbollit me te cilen Shqipëria ka ndeshjen e rradhes.
Sipas Tifozave Kuq e Zi nje nga arsyet qe po mban larg tifozet nga stadiumet jane çmimet e larta te biletave te cilat minimalisht vijojne nga 1000 leke te rinje.
Pavarsisht mbeshtetjes se vaket nga ana e tifozeve Shqipëria arriti ta mbylle kete sfide ne barazim i pari ky rezultat edhe per trajnerin Edi Reya, i cili numeron 3 humbje dhe dy fitore gjate perballjeve te meparshme