Kontrolli për mbjellje të mundshme të kanabisit ka nisur edhe në  rajonin e jugut të vendit, që  përfshin bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq.

Bëhet me dije se kontrolli i territorit është pjesë e planit të luftës antikanabis.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se bëhet fjalë për kontrolle rutinë në kuadër të strategjisë anti-kanabis të nisur prej vitesh që bëhet bashkë me Ministrinë e Brendshme.

Pikërisht në kuadër të kësaj strategjie bëhen kontrolle dhe monitorime të herë pas hershme.

/Ora News.tv