Si pasojë e motit të keq me dëborë dhe prezencë akulli në rrugë, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve policore në të gjitha akset rrugore ku ka vështirësi në qarkullim.

Patrulla të Policisë Rrugore, të Rendit dhe F.N.SH-së, janë të pranishme në të gjitha akset verilindore dhe jugore të vendit, duke këshilluar dhe orientuar, dhe në shumë raste kanë ndihmuar drejtuesit e mjeteve në nevojë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë në akset ku është e domosdoshme, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. /atsh