Në datë 12 Tetor do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit “Skampa” ,premiera “Volpone”. Kjo komedi e Ben Jonson do të vijë nën regjinë e Adonis Filipit dhe në të do të interpretojë një kast i zgjedhur aktorësh. Në një konferencë për mediat, regjisori Filipi u shpreh se kjo vepër përcjell mesazhe, por edhe vlera të karakterit estetik tek publiku.

Për drejtorin e qëndrës së artit ky është vit jubilar për teatrin “Skampa” dhe “Volpone” do të përkojë denjësisht me 100-vjetorin e vënies në skenë të një shfaqje teatrale.

Edhe aktorët zbuluan diçka më shumë rreth perzonazheve të tyre.  “Volpone” do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në datat 12-13 dhe 14 Tetor.

Edisona SKENDERI