Norma interesit për obligacionet 10-vjeçare, zbriti në 5,85%

Në ankandin e së hënës, norma interesit të obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë zbriti në 5,85% nga 6,8% që ishte në ankandin e zhvilluar në muajin tetor, duke shënuar kështu nivelin më të ulët që prej vitit 2016.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për shumën prej katër miliardë lekë obligacionesh të nxjerra në shitje nga qeveria shqiptare, kërkesat e paraqitura në ankand kishin vlerën e mbi 9 miliardë lekëve.

Konkurrenca e lartë të ankand ka sjellë rrjedhimisht edhe uljen e ndjeshme të kuponit të obligacioneve.

/atsh