Paketa fiskale -Bizneset nuk mbyllen pa shlyer çdo detyrim

Bizneset nuk do të lejohen të kalojnë më në status pasiv duke pezulluar aktivitetin pa shlyer më parë taksat në shtet.

Qeveria ka ndryshuar ligjin e procedurave tatimore, duke vendosur një masë frenuese për pezullimin e bizneseve. Lëvizja vjen pasi pezullimi në masë i bizneseve është shndërruar edhe në një çështje të nxehtë debati mes opozitës dhe qeverisë.

Masa e re e parashikuar në paketën fiskale dekurajon pezullimin e bizneseve, e cila shpesh, sipas administratës tatimore, bëhet qëllimisht për të shmangur taksat.

Por, kjo nuk është masa e vetme antievazion që qeveria ka propozuar në paketën e re fiskale. /ATSH