Australisë i kanoset një rrezik nga merimangat vdekjeprurëse. Paralajmërimi vjen nga ekspertët australianë, të cilët shprehen se pas shirave, janë krijuar kushtet e përshtatshme për “shpërthimin” e merimangave.

Ata u bëjnë thirrje njerëzve që të bëjnë kujdes pasi helmi i tyre mund të shkaktojë vdekje.

“Helmi i tyre është toksik dhe mund të vrasë njerëz. Ata mund të futen në shtëpitë e juaja përmes tokës ose nga çatia”, tha eksperti Warren Bailey.

Sipas tij, sezoni i merimangave vdekjeprurëse është zakonisht në verë, por duke qenë se këtë vit moti ka qenë shumë i thatë, ka një rrezik të madh që ato të “mësyjnë” tani.

Gjatë javës së fundit Australia u godit nga shira të rrëmbyeshëm e stuhi të frikshme, të cilat shkaktuan përmbytje në vend. Po ashtu pati stuhi breshëri që plagosën zogj dhe thyen xhamat e makinave, ndërsa 24 orë më vonë vendi u godit edhe nga një stuhi pluhuri.

Para gjithë këtyre, Australia ishte në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të zjarreve masivë që lanë të paktën 28 të vdekur dhe shkatërruan më shumë se 3000 shtëpi vetëm në Neë South Wales.