Dj Sardi është një prej djemve të famshëm më të pëlqyer nga vajzat.

Prej kohësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjeve të dashurisë me vajza të njohura të ekranit si balerina, aktore apo dhe moderatore.

Herën e fundit, Sardi u përfol se ishte në një lidhje me Jonida Vokshin. Mirëpo kjo e fundit duket se i dha fund beqarisë me producentin Besnik Krapi.

Një lajm i ri vjen nga jeta e Dj të famshëm, agjenti i emisionit ‘Thumb On’ ka zbuluar që Sardi prej kohësh është i dashuruar kokë e këmbë me një vajzë të panjohur për publikun.

Ai ka preferuar ta mbajë të fshehtë, edhe pse agjenti e ka mësuar identitetin e saj, por momentalisht nuk e zbulon publikisht.

jonida-sardi.png