Dhjetra gazetarë nga i gjithë vendi janë trajnuar gjatë fundjavës nga “Qendra Konsumatori Shqiptar” për forcimin e zbatimit të mbrojtjes sē të drejtave dhe interesave të konsumatorëve në Shqipëri!Mbrojtja e konsumatorit, konsiderohet si nje nga ceshtjet e rendesishme per integrimin Europian te vendit ne aspektin ekonomik. E drejta komunitare I ka kushtuar disa direktiva te drejtave dhe lirive te konsumatorit, per te arritur nje nivel sa me te larte te mbrojtjes se tyre.  Edhe pse sot kemi nje kuader ligjor, per mbrojtjen e konsumatorit, ne perafrim te standarteve europiane, qytetaret shqiptare nuk jane ende te mbrojtur sa duhet. 
 Kur permendim masa per mbrojtjen e konsumatoreve, mendojme mese sidomos  mbi produktet ushqimore, por mjaft problematika shfaqin edhe produktet joushqimore.
Thuajse të gjithë, në të paktën një rast jemi përballur me të meta të një produkti të blerë, apo cilësi të tij, ndryshe nga cfare ishte reklamuar.
Por pavarësisht kësaj, denoncimet janë të pakta. Drejtorja e Qendrës “Konsumatori shqiptar”, Ersida Teliti thekson, se nisur nga anketimet e kryera nga Qendra, qytetarët shfaqen neglizhentë, pasi nuk kanë njohuri mbi të drejtat e konsumatorit si edhe nuk njohin institucionet, të cilave duhet t’u drejtohen. Duke qënë se mediat luajnë një rol të rëndësishëm në përcjelljen e informacionit rreth produkteve ushqimore dhe joushqimore, Qendra “Konsumatori shqiptar” me  mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”, planifikoi organizimin e një trajnimi me gazetarë të mediave të ndryshme.
Përgjatë dy ditëve, gazetarët u informuan gjërësisht mbi legjislacionin për produktet joushqimore si dhe rolin e institucioneve vendore e qëndrore por sidomos Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Drejtori i Mbikqyrjes së Produkteve, Inspektoriati Shtetëror    i Mbikqyrjes së Tregut Julian Llupo dhe specialisti Ledio Luku, gjatë diskutimit u ndalën tek produktet joushqimore që janë objekt inspektimi nga ISHMT, risqet që ato mbartin për konsumatorët dhe sfidat me të cilat përballet biznesi shqiptar për plotësimin e standardeve të produkteve të prodhuara apo të importuara.
BESIM DYBELI