Polonia njoftoi sot se do të zgjaste përtej vitit 2022 kontratën e gazit me Gazprom, pasi kishte arritur të ndryshonte furnizimet e saj, një vendim që do t’i japë fund dominimit energjitik rus në këtë vend dhe në rajon.

Mosrinovimi i marrëveshjes së Yamalit, nënshkruar në vitin 1996, ka një domethënie të fortë për këtë vend që ka qenë për një kohë të gjatë i varur nga Rusia, por ka ndërmarrë, disa vjet më parë, një strategji të gjerë për furnizimin.

“Një prej sukseseve të dukshme të kësaj politike është ulja e livrimeve të gazit të ardhur nga lindja. Aktualisht, këto livrime përbëjnë rreth 50% të konsumit total të kësaj lënde djegëse në Poloni”, deklaroi sot ministri polak i Energjisë, Krzysztof Tchorzewski.

“Pas 2022, Polonisë nuk do t’i mungojë më gazi”, theksoi Piotr Wozniak, president i grupit polak të gazit PGNiG, përgjegjës i kontratës me Gazprom.

“Nevojat e gazit do të përmbushen në sajë të një terminali GNL, i ndërtuar në Balltik, livrimeve të gazit norvegjez nëpërmjet një gazjellësi nëndetar që lidh Poloninë me Danimarkën, si dhe në sajë të prodhimit lokal”, deklaroi ai./ atsh