Policia e Krujës ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë proceduar penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti, ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Policia njoftoi se ka proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh.(pronari i subjektit).

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton qytetarët  të denoncojnë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./ATSH