Horoskopi e martë, 21 janar 2020.

Dashi

Dashamirësia e qiellit krijon kushte për një ditë të favorizuar nga fati. Gjithashtu do keni një efikasitet të jashtëzakonshëm dhe të padiskutueshëm! Në vendin e punës, ju jeni dinamik, vendimtar dhe strategjik: do të lëvizni me aftësi dhe shkathtësi. Në fushën e dashurisë do të jeni shumë joshës, konkretë dhe pasionantë, do të përjetoni momente me intensitet të madh.

Demi

Nuk do kesh më nevojë për njerëzit që nuk të ofruan ndihmën e tyre në momentet më të vështira. Është merita juaj për çdo gjë që keni arritur vetë. Në punë, nuk ju duhen premtime të mëdha për t’u ndjerë të përmbushur. Ajo çfarë duhet të bëni është të kryeni detyrat e shtëpisë tuaj, mbase duke shtuar pak më shumë imagjinatë!

Binjakët

Ju do hasni disa probleme me punët e zemrës ditën e sotme. Partneri juaj nuk do dojë të arrijë një marrëveshje më ju dhe ju do ndiheni të lënduar nga reagimet e tij. Në punë do jeni ndiheni shumë të lodhur dhe pa energji, prandaj bëni një akt pranimi. Mendja juaj do fluturojë tutje ndërkohë që e keni tavolinën plot me shkresa për t’i firmosur.

Gaforrja

Sipas nevojës së momentit, ju duhet të përqendroheni tek çështja derisa ajo të zgjidhet. Shmangni luftimet profesionale: mos provokoni konkurrencë, reagoni nëse ndjeheni të dëmtuar. Por me qetësi dhe me stil! Dashuria do të ketë shumë stabilitet: Do ndodhë diçka, ku do ju bëjë juve dhe partnerin të lumtur dhe mjaft të kënaqur me njëri-tjetrin.

Luani

Qielli i sotëm të do! Fantazia, hijeshia, vendosmëria dhe shpikja do t’ju lejojnë të ndërmarrni nisma që mund të kenë implikime të këndshme nga pikëpamja ekonomike. Programet e mbrëmjes së miqve ose të një personi të njohur kohët e fundit do të jenë sipas dëshirës tuaj. Nëse jeni çift, mund të mbështeteni në një dialog efektiv dhe një identitet pikëpamjesh shumë të ngjashme me partnerin tuaj.

Virgjëresha

Hëna disonante në Shigjetari nuk do ju japë asnjë shqetësim. Përfitoni nga faza komplekse për të zgjidhur disa çështje: Disa gjëra do ju grumbullohen dhe do ju shkaktojnë ankth, padurim, tërbim. Gjendja juaj emocionale dhe subjektivitetit, nuk mund t’ju bëjë të kuptoni pikëpamjet e të tjerëve. Vala e lartë në dashuri: bëni një pakt jo provokues.

Peshorja

Yjet konkurrojnë për t’ju bërë të lumtur: ata ju garantojnë një shoqëri të këndshme, një ndjenjë të mirë me të gjithë, dhe ju japin një fat të vogël që ju ndihmon të realizoni projektet tuaja. Në fushën e dashurisë do jeni shumë të lumtur dhe do keni një intesitet perfekt emocional dhe seksual me partnerin. Kush ka një zemër të lirë, mund të kapet nga një emocion i papritur.

Akrepi

Të gjitha energjitë, entuziazmi dhe interesi juaj janë të drejtuara drejt angazhimeve të përditshme, detyra që duhen zgjidhur dita ditës në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe për ta bërë këtë ju përdorni metodalitetin tuaj, falë të cilit çdo detaj i vetëm kontrollohet disa herë dhe çdo aspekt i punës tuaj, ndiqet në mënyrën më precize. Dëshira për stabilitet në dashuri.

Shigjetari

Ditën e sotme do theksohet më shumë popullariteti dhe reputacioni juaj. Takoni të dashurin/ën tuaj, nuk do të pendoheni! Puna dhe biznesi mbështeten nga intuita e mirë dhe ndihma e pakushtëzuar e njerëzve autoritarë. Sot do të jetë e lehtë për ju të pushtoni pozicione prestigjioze?

Bricjapi

Një ditë e bërë posaçërisht për introspeksionin, për të dëgjuar zërin e brendshëm, për të shfrytëzuar situatën në heshtje dhe larg nga të tjerët? Janë mendimet tuaja sot që do të formësojnë fatin tuaj nesër! Besojini gjërat që ju janë thënë nga ata që kujdesen për të mirën tuaj.

Ujori

Çdo problem do të jetë më i lehtë për ju! Jeta e përditshme është gjithmonë plot stimuj, prandaj bëni disa ndryshime të dobishme që e bëjnë atë më interesante dhe të qetë. Duhet t’i thon lamtumirë disa gjërave që ju bëjnë të ndiheni keq. Do realizoni disa ëndrra në intimitetin tuaj. Gjithashtu atyre që punojnë në kontakt me publikun do ju vijnë disa mundësi të mira.

Peshqit

Dita fillon me disa shqetësime të lehta, por do të zbuloni se janë plotësisht të pabazuar! Para se të gjykoni një ‘të bardhë’ ose ‘të zezë’, mësohuni të mendoni. Me Venusin në shenjë, të bashkuar me Neptun, nevoja juaj për dashuri dhe përkëdhelje përforcohet shumë. Mos u mundoni ta fshihni atë!