“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor, ndërsa çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm”.

Kështu u shpreh sot, kryeministri Edi Rama, duke i bërë thirrje portaleve që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë, se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

“Mos të kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, u shpreh Kryeministri.

Rama i bëri thirrje dje të gjitha medieve të shkruara, audiovizive, vizive dhe online, që të heqin brenda 24 orëve të gjitha reklamat që kanë përmbajtje pika bastesh dhe lotosh./m.m/j.p/