22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të cështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik. Në dhjetor 2000, Ansambleja miratoi 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të përkujtuar miratimin e tekstit të Konventës në 22 Maj 1992.Ambientalisti elbasanas Ahmet Mehmeti në një intervistë për Tv Skampa thekson se diversiteti është jetik për mbijetesën e njëriut .

Ahmet Mehmeti “Biodiversiteti në vendin tonë është I larmishëm .Ne kemi një numër të madh bimësh dhe kafshësh që pothuajse kemi Europën në miniaturë nga kjo pikëpamje.Këtu tek ne rriten në gjëndje natyrore jo vetëm bimësia e pyjeve dhe kullotave por ne kemi edhe një pasuri të madhe nga pikëpamja e biodiversitetit edhe nga ana e bimëve të kultivuara,sepse edhe ato duke ruajtur bimët e traditës neve ruajmë vlerat e mëdha të ushqimeve”

Qarku I Elbasanit është qarku me biodiversitetin më me vlerë dhe të larmishëm në Republikën e Shqipërisë .Një pasuri e paçmuar është zona e Funarit ,Labinotit ,Librazhdit,Gjinarit etj.

Ahmet Mehmeti “Qarku I Elbasanit I ka pothuajse kafshët dhe bimët më me vlerë të të të gjithë republikës.Ne kemi jo vëtëm Gjinarin që është një pasuri e madhe por edhe zonën e Funarit,Labinotit ,Librazhdi dhe sidomos parku I madh Shebenikë-Jabllanicë”.

Një ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit ka edhe ndotja e mjedisit.Pakujdesia dhe ndotja e ambientit nga njerzit ndikon drejtëpërsëdrejti në prishjen e ekosistemit I cili mban gjallë florën dhe faunën .Ambientalisti I bën thirrje njerëzve që të kujdesen për ambientin.

Edisona Skenderi