Bashkia e Elbasanit krahas rikonsionit të rrugëve kryesore të qytetit premtoi edhe shtrimin e rrugëve të lagjeve. Një prej tyre sapo ka përfunduar dhe qytetarët vleresojnë mjaft këtë punë. Sipas tyre shtrimi i rrugëve “Apostol Gega” dhe “Feta Ekmekçiu” bëri që e gjithë lagja të merrte një pamje tjeter.

Njëkohësisht banorët e lagjes vleresojnë punën që është duke bërë bashkia e Elbasanit në të gjithë rrugët e qytetit, por edhe në periferi. Rikualifikimi dhe rikonstruksioni i tyre ështtë parë i domosdoshëm dhe u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve.

Bashkia sapo ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Aleks Vini” dhe banorët shprehen se do u vi në ndihmë së tepërmi tani që vjen edhe dimri.

Edlira XHERRI