Rritja e çmimit të druve vijon ende të jetë në shifra të larta dhe të papërballueshme në zonën e Librazhdit.

Banorët shprehen se për ta është e pamunduar që të përballojnë çmime që arrijnë deri në 45 mijë lekë të vjetra për m3. Një pjesë e mirë e tyre janë pensionistë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru aq sa të shtyjnë dimrin, pasi në këtë zonë malore ai është i ashpër dhe i gjatë.

Një shqetësim që e ngrenë banorët është fakti se kjo zonë është e pasur me pyje dhe rastet e sekuestrimit nga ana e organeve të drejtësisë të druve të prera në mënyrë të paligjshme, janë të shpeshta. Nënkryetari i bashkisë së Librazhdit, Andri Çota, sqaron më shumë në lidhje me këtë çështje.

Aktualisht një m3 dru në këtë zonë kushton nga 45 deri në 50 mijë lekë.