Rruga Pogradec-Tushemisht rikonstruktohet gjatë vitit 2019
Rruga Pogradec-Tushemisht rikonstruktohet gjatë vitit 2019

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci deklaroi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, se në vitin 2019 do të nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Pogradec-Tushemisht, e gjatë rreth 6 km. Ky projekt do të financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Punimet përfshijnë rikonstruksionin e shtresave rrugore, sistemimin e kanalizimeve dhe drenazhimit, zëvendësimin e tombinove, veshjen e kanaleve me beton, zëvendësimin e mureve rrethuese, trotuareve të reja, korsi biçikletash, ndriçim, sinjalistikë.

Rruga Pogradec–Tushemisht do të rikonstruktohet në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH). Sipas FSHZH, rruga e re i vjen në shërbim të drejtpërdrejtë banorëve të zonës, por veçanërisht turizmit. /ATSH