SHBA – Tri ose katër vende në listën e takimit Kim-Trump
SHBA – Tri ose katër vende në listën e takimit Kim-Trump

Donald Trump njoftoi të martën se përgatitjet për samitin e ri me liderin koreano-verior, Kim Jong Un po avanconin dhe se tashmë parashikohen ”tri deri në katër” vende.

Në qershor, dy liderët u takuan në Singapor për një samit historik.

Takimi i ri mes dy liderëve, që nuk është shumë i largët, nuk do të zhvillohet me shumë mundësi në qytet-shtetin aziatik, deklaroi presidenti amerikan, i cili saktësoi se mund të zhvillohet në territorin amerikan ose koreano-verior.

Gjatë një takimi publik në Iowa dje në mbrëmje, ai njoftoi se shpresonte që takimi të mbahej pas zgjedhjeve të mesmandatit të 6 nëntorit, me arsyetimin se ishte shumë i zunë me fushatën elektorale për të marrë pjesë në këtë samit të dytë.

”Nuk mund të largohen në këto momente”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë amerikan, Mike Pompeo, i cili u takua edhe një herë të dielën me liderin koreano-verior në Phenian, siguroi më herët të martën se data e samitit të dytë Trump-Kim do të njoftohej ”brenda një kohe të shkurtër”./atsh