SHBA – Trump: Banka Qendrore amerikane shumë agresive

Banka Qendrore amerikane është shumë agresive në mënyrën e saj të masave shtrënguese të politikës monetare në SHBA, akuzoi edhe një herë sot presidenti Donald Trump.

I irrituar nga rënia e tregjeve në bursë të mërkurën, presidenti shprehu dëshirën që FED të jetë më pak agresiv pasi mendonte se po gabonte rëndë, në një intervistë të transmetuar në emisionin e mëngjesit “Fox and Friends”.

Ndryshe nga tradita e të qenit i rezervuar në publik nga shumica e paraardhësve të tij, Trump nuk hezitoi të kritikonte publikisht FED.

”Ata po i shtrëngojnë jashtë mase normat’’, theksoi presidenti të mërkurën në mbrëmje./ATSH