Bashkia e Librazhdit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu siguaruar ngrohjen nxënësve të kësaj bashkie.

Të 27 shkollat që ndodhen në të gjithë territorin e bashkisë përfshirë edhe shkollat në njësitë administrative janë të pajisura më stufa dhe lëndë drusore ,ndërsa dy prej tyre kanë sistem me kaldaja.

Nënkryetari i bashkisë Librazhd Andri ÇOTA shprehet për Tv Skampa se bashkia ka marrë masat që përpara fillimit të vitit të ri shkollor për të siguruar ngrohje duke qënë se zona është malore dhe dimri është i ashpër.

Në këto shkolla ndjekin mësim një numër i konsiderueshëm nxënësisht ,zhvillimi i mësimit do të ishte i pamundur nëse nuk do të kishte ngrohje.