Sipërmarrja shqiptare mundësi bashkëpunimi në China International Import Expo
Sipërmarrja shqiptare mundësi bashkëpunimi në China International Import Expo

Biznesi shqiptar po merr pjesë në panairin “China International Import Expo(CIIE)”, Shanghai, Kinë, duke promovuar produktet “Made in Albania”, si një  mundësi e mirë që vendi ynë ofron për investitorët e huaj.

Kompanitë shqiptare të mbështetura nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), prezente në këtë panair i përkasin sektorit të pijeve dhe produkteve ushqimore si: “Morava”, “ATC Natyral”, Kantina “Skënderbeu”, “Aquila Liquori”.

Interesi i kompanive për Shqipërinë dhe produktet shqiptare është i lartë jo vetëm nga pala Kineze, por edhe nga shtetet e tjera pjesëmarrëse.

Nën kujdesin e Presidentit kinez Xi Jinping po zhvillohet në datat 5 – 10 nëntor 2018, panairi “China International Import Expo(CIIE)”, Shanghai, Kinë.

CIIE i referohet iniciativës së propozuar në Forumin “Një brez – një rrugë” të prezantuar në maj 2017. Ajo është një nga katër panairet më të mëdha për import- eksporte që po organizohet për herë të parë në Kinë.

Në këtë panair janë pjesëmarrëse 3600 kompani ekspozuese, nga 172 vende të botës.

Misioni i pavijonit shqiptar, përfaqësohet nga stafi i AIDA-s dhe Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural (AZHBR). /ATSH