Rreth 5% e rasteve me kancer të fshikëzës në Evropë kanë lidhje me substancat kimike në ujin e çezmave. Sipas një studimi të publikuar nga “Environmental Health Perspectives”, janë në total 6561 raste në 26 vendet e kontinentit evropian.

Studimi bën me dije se përqendrimi maksimal i substancave helmuese e kalojnë limitin e 100 mikrogramëve për litër në 9 vende, ku mes tyre përfshihet edhe Italia.

Ku studim është bërë për një periudhë 13-vjeçare, nga viti 2005 deri në vitin 2018. Vendet që kanë rezultuar me nivelin më të ulët mesatar vjetor të këtyre substancave janë Danimarka dhe Holanda (përkatësisht me 0.2 mikrogram), ndërsa Qipro dhe Malta kanë rezultuar si vendet me shifrat më të larta (49.4 mikrogram).

Por nëse u referohemi nivelit më të lartë, 9 vende të Evropës e tejkalojnë 100 mokrogram për litër (nivelin limit në BE). Këto 9 vende janë: Britania e Madhe, Spanja, Qipro, Estonia, hungaria, Irlanda, Italia, Polonia dhe Portugalia.

Sipas ekspertëve, ky rrezik mund të shmanget duke optimizuar trajtimin e uji.

Ndërkohë, në mungesë të studimeve nuk dihet se sa është shifra e të prekurve nga ky lloj kanceri në vendin tonë, duke pasur parasysh edhe cilësinë e ujit që vjen në çezmat e konsumatorit shqiptar.

/Ora News.tv/