Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Jo vetëm kaq, por Bebe ka dhënë për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në Shqipëri për emisionin ‘Lart e Poshtë’ në RTSH.

Ndër të tjera, e pyetur nëse prindërit apo familjarët i thonë ‘ardhsh me një burrë të mirë’ sa herë vjen në Shqipëri, ajo u përgjigjë: ‘Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!’

‘Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!’, tregoi Bebe,  e cila e pyetur për dasmën u shpreh: ‘Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!’

/newsbomb/