Taylor Swift zbulon listën e këngëve të albumit të ri
Taylor Swift zbulon listën e këngëve të albumit të ri

Është zbuluar lista e këngëve të albumit të ri të këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift, “Reputation”.

Albumi, i gjashti i këngëtares, është caktuar të lansohet këtë të premte (më 10 nëntor) dhe ky është albumi i parë që nga albumi i saj i fundit i vitit 2014, “1989”, transmeton Koha.net.

CD-të e albumit tashmë kanë filluar të shpërndahen në dyqane nëpër botë me qëllim të përgatitjes për lansim, me fotografi në ballinë të albumit si dhe listën e këngëve e cila tani ka rrjedhur në internet.

Pjesa e pasme e CD-së zbulon bashkëpunimin me Ed Sheeran dhe Future e quajtur “End Game”, ndërsa këngët tjera janë “Don’t Blame Me”, “This Is Why We Can’t Have Nice Things” dhe “I Did Something Bad”. Ndërsa producentët e këtij albumi janë Jack Antonoff, Max Martin, Shellback dhe vetë Swifti.

Këngëtarja Swift, tani ka konfirmuar listën e këngëve duke postuar ballinën e albumit në Instagram.