Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe tre të plagosur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme në Kaliforni.

Spitali “Henry Mayo” njoftoi se një paciente femër kishte vdekur, dy pacientë meshkuj ishin në gjendje kritike dhe njëri është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se një nxënës rreth moshës 15-vjeçare të jetë atentatori, raporton LA Times.

Sherifi i qarkut të LA tha se i dyshuari, që thuhet se është me prejardhje aziatike po trajtohej në një spital lokal.

Deri tani, ëstë arrestuar një person, identiteti i të cilit nuk dihet.

Sulmi ndaj nxënësve të gjimnazit Saugus në Santa Clarita në veri të Los Angeles ndodhi vetëm pak minuta përpara fillimit të procesit mësimor.

Oficerët vazhdojnë ende kërkimin ndërsa të gjithë shkollat dhe banesat e zonës janë mbyllur për arsye sigurie.

Ora News