SHBA-ja është tronditur nga një tjetër atentat ditën e djeshme teksa një person plagosi me armë zjarri një djalë dhe një burrë gjatë kohës kur zhvillohej një ndjeshje eliminatore e futbollit amerikan në New Jersey.

Një person i paidentifikuar ende nga autoritetet amerikane filloi të shtinte drejt publikut në njërin prej momenteve të takimit midis Pleantsville dhe Camden High School.

Djaloshi i lënduar është transportuar me helikopter në drejt Filadelfias. Nga ana tjetër, policia amerikane ka renditur një numër të dyshuarish si autorë të mundshëm të atentatit të djeshëm.

Ndërkohë, një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur tifozët ia mbathin sapo dëgjojnë të shtënat.

Mike Nik
@6abcmike
Breaking: As the shooting happens at the Camden/Pleasantville football game. People running, jumping fences, laying on the ground. @6abc