Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar nga rrjeti twitter një paralajmërim të fortë për Turqinë dhe presidentin e aj Erdogan. Trump ka shkruar se do ta shkatërrojë Turqinë në aspektin ekonomik, nëse kjo e fundit sulmon forcat kurde në Siri, pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikane nga territori sirian.

Këtë kërcënim të hapur presidenti I vendit më të fuqishëm në botë e ka bërë në dy postime resht në Twitter, por njëkohësisht ai ka këshilluar edhe kurdët e Sirisë që të mos provokojnë Turqinë. Forcat ushtarake  amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë, kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS për disa vite, por Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nga ana tjetër ka lëshuar deklarata të ashpra për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar, se do ta shkatërrojë atë. Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015.

© SYRI.net