Ulen tarifat përmbarimore 2 deri në 4 herë
Ulen tarifat përmbarimore 2 deri në 4 herë

Tarifat e shërbimit përmbarimor privat janë ulur.

Në varësi të shumës së pasurisë që do të ekzekutohet, udhëzimi i ri i ul tarifat fikse të shërbimit përmbarimor nga dy deri në katër herë.

Shoqata e Bankave pranon se udhëzimi i ri i ministrisë së Finanacve sjell përmirësime të mëdha krahasuar me atë të vitit 2017. Bankat kërkojnë  një reformë tërësore në fushën e përmbarimit, për të sjellë eksperiencat më të mira dhe standardet më të përparuara. /ATSH