Orët në vazhdim moti parashikohet i kthjellët. Mesdita e së enjtes priret të ketë dhe kalime vranësirash të pakta e mesatare në verilindje.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme mëngjesin dhe mbrëmjen e sotme.

Bora e akumuluar dhe ngricat e forta do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe për ditën e nesërme.

Temperaturat:

në zonat malore -12° deri -1°C

në zonat e ulëta -5° deri 9°C

në zonat bregdetare -2° deri 12°C