Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Zdar”), vdiq aksidentalisht në Paris të mërkurën, tha agjenti i tij.

BBC raporton se ai ra nga nje ndertese e larte dhe gjeti vdekjen.

“Ai ra aksidentalisht përmes dritares nga një kati i lartë në një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996.

Ato bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar.

Albumi i parë i grupit në tre vjet, Dreems, do të dalë të premten.