Venecia e përmbytur është goditur nga një baticë e re prej 1.6 metra.

Sheshi me famë botërore i Shën Markut, një magnet për turistët dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura për të tretën ditë.

Mjetet lundruese të qytetit italian, të quajtura vaporetti, kanë ndaluar së funksionuari.

Batica me nivelin më të lartë ishte të martën me një lartësi 1.87 metra, që dëmtoi monumentet kulturore, bizneset dhe shtëpitë.

Më shumë se 80% e qytetit u përmbyt.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në sitin e trashëgimisë botërore Unesco.

Banorët që ju dëmtuan shtëpitë nga përmbytja do të marrin deri në 5.000 euro kompensim ndërsa bizneset deri në 20.000 euro.

/Ora News.tv/