Klubi ekologjik i Elbasanit me mbështetjen dhe financimin e Bashkimit Europian u bë pjesë e një projekti 2-vjeçar për vlerësimin e mjedisit.Një ndër çështjet kryesore të cilës iu dedikua edhe një pjesë e projektit ishte ajo e dëgjesave të publikut për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit.

Gjatë këtij projekti u vu re një rritje e ndërgjegjësimit si nga qytetarët ashtu edhe nga vetë bizneset që operojnë në vend.

Kryetari i klubit ekologjik për Tv Skampa shprehet se tashmë bizneset përpara se të hapin një filial të ri marrin edhe mendimin e qytetarëve.

Një përparësi të madhe reduktimit të ndotjes në qarkun e Elbasani I dha edhe ndërtimi I inceratorit ,të cilin Mehmeti e konsideron një vepër të sukseshme.

Veç institucioneve apo bizneseve që operojnë në qarkun e Elbasanit ,një rritje e ndërgjegjësimit vërehet edhe tek qytetarët për të mos ndotur ambientin ku jetojë.

Elbasani është ndër qytete që I ka dhënë përparësi ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit si një nga faktorët më të rëndësishëm per nje jetesë cilësore.

Edisona SKENDERI