Banorët e fshatrave Xhafzotaj, Arapaj dhe Shkëmbi i Kavajës u njohën këto ditë me projektin për ndërtimin e 2 skemave të ujësjellësve që do të furnizojnë 24 orë me ujë të pijshëm rreth 17,000 banorë që aktualisht furnizohen me ujë të pijshëm vetëm dy orë në ditë.

Investimi është në fazën përgatitore dhe ndërmerret në kuadër të Programit Ujësjellësit Ruralë III që zbatohet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman, KfW .

Për t’iu përgjigjur pyetjeve të banorëve në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përfaqësues të qeverisjes vendore dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës, të cilët vunë theksin në investimin e rëndësishëm që po ndërmerr qeveria në infrastreukturën e ujësjellësave dhe. e.xh/.j.p/